FIFA po punon intesivisht për të përparuar botën e futbollit, sigurisht duke vënë në punë teknologjinë.
Sipas “Corriere dello Sport”, ditët e fundit presidenti Infantino ka folur me trajnerët e kombëtareve të kualifikuara për Botërorin 2022, dhe ka prezantuar një projekt në lidhje me offside-in automatik.
Offside automatik do të ndihmojë shumë në korrektësinë e arbitrave anësor, ku këta do të mbajnë në dorë një orë që do t’i nmjoftojë kur lojtari të jetë në pozicion jashtë loje.
Kjo do të ndihmonte shumë në korrektësinë e vendimit por edhe në shkurtimin e kohës./ h.ll/abcnews.al