Që nuk do të jetë një Botëror si gjithë të tjetër, kjo ishte kuptuar me kohë. Por FIFA vijon të aprovojë të tjera risi për “Kupën e Botës 2026”. Qeveria botërore e futbollit njoftoi se në turneun që do të zhvillohet verën e ardhshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, ndeshjet do të ndërpriten në çdo pjesë nga tre minuta, përveç pushimit të zakonshëm mes pjesëve.
Kjo do t’i japë mundësi futbollistëve të hidratohen, në mënyrë që të përballojnë më mirë temperaturat e larta që priten gjatë finaleve të Botërorit, sidomos në sfidat që do luhen në SHBA dhe Meksikë. FIFA e mori këtë vendim pas vështirësive që u hasën gjatë “Botërorit për Klube”, që u zhvillua po në tokën amerikane.
Në njoftimin e qeverisë botërore të futbollit thuhet se “kjo procedure e thjeshtuar I lejon arbitrat të ndërpresin lojën pas 22 minutave të çdo pjese për t’u lejuar lojtarëve të pine ujë. Këto ndërprerje nuk varen nga moti apo temperatura, por do të urdhërohen nga arbitrat në të gjitha ndeshjet, duke garantuar kushte të barabarta për të gjithë ekipet. Minutazhi I ndërprerjes do të rikuperohet kohën shtesë”.
Po ashtu, FIFA po planifikon gjithashtu tre ceremoni hapjeje: një para ndeshjes së parë, më 11 qershor, në Mexico City midis vendit Meksikës dhe Afrikës së Jugut; dhe dy të tjera para ndeshjeve të para të dy vendeve të tjera pritëse, më 12 qershor, në Toronto në ndeshjen e Kanadasë dhe në Los Angeles me ndeshjen Shtetet e Bashkuara-Paraguai.
Përveç kësaj, për finalen e madhe, më 19 korrik, në stadiumin Neë Jersey, po planifikohet një shfaqje në pushimin e pjesës së pare e stilit amerikan, ashtu siç është traditë në finalet e “Super Bowl”.

