FIFA ndan mendjen, anulohet ceremonia për “Lojtari më i mirë i vitit”

schedule11:31 - 14 Maj, 2020

schedule 11:31 - 14 Maj, 2020

COVID 19 ka ndryshuar mënyrën e jetesës tek njerëzit, por edhe rregullat e futbollit. FIFA dhe UEFA po punojnë për të reduktuar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet në botën e sportit. Këtë vit është marrë vendimi për të mos akorduar çmimin “Lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA”. Ceremonia vjetore nuk do të mbahet  për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia.

Sipas së përditshmes spanjolle, MARCA, ceremonia e ndarjes së këtij çmimi ishte parashikuar të mbahej në muajin shtator. Tashmë ky vlerësim individual nuk do të jepet, si një lloj mase për të ndalur përhapjen e virusit.

Ky vendim vjen në një kohë ku shumë prej kampionateve europiane kanë mbyllur sezonin dhe shumë të tjerë ende nuk kanë vendosur për të rifilluar, një ndryshim tërësisht i kuptueshëm.  Herën e fundit ky çmim shkoi për Lionel Messin, ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të ndodhë me dy trofetë e tjerë individualë, si “Topi i artë” dhe “Këpuca e artë”. /abcnews.al