FIFA e kënaqur me FSHF, Infantino: VAR-i dhe futbolli i femrave arritje të mëdha

schedule17:35 - 14 Qershor, 2021

schedule 17:35 - 14 Qershor, 2021

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua edhe kësaj here online, për shkak se nuk lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura.

Nuk mungoi as përshëndetja e zakonshme e presidentit të FFK, Agim Ademi. Surpriza ishte përshëndetja e presidenti të FIFA, Gianni Infantino. Ai shpreson që VAR ta përmirësojë futbollin në Shqipëri, teksa tha këto fjalë gjatë lidhjes me video-masazh.

“I dashur President i Federatës Shqiptare të Futbollit, i dashur Armand,
Të dashur miq të futbollit në Shqipëri
Të dashur pjesëmarrës

Jam shumë i lumtur t’ju përcjell përshëndetjet e mia dhe t’ju uroj të gjithëve sot një Asamble te Përgjithshme Vjetore shumë produktive dhe të suksesshme.

Jemi shumë të lumtur të shohim punën e madhe dhe të vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, si brenda dhe jashtë fushës. E ardhmja e futbollit është e varur nga modernizimi, prezantimi teknologjive të reja dhe infrastruktura e duhur për këdo të përfshirë në zhvillimin e lojës, në të gjitha nivelet.

Falë përkushtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe me mbështetjen e FIFA-s, kemi parë implementimin e standardeve të reja dhe moderne, ndërkohë që presim, shumë shpejt, prezantimin e video asistent arbitrit diçka që ne presim të fuqizojë futbollin në Shqipëri. 

 

Duka dhe Infantino

Parimi themelor i Vizionit tim për vitet 2020-2023 është ta bëj futbollin realisht global dhe progresi i Shqipërisë veçanërisht më jep kënaqësi. Është mahnitëse kur sheh një vend kaq pasionant për lojën, që ndërmerr hapa kyç, të sigurt drejt rritjes së konkurrencës së futbollit dhe zhvillimin e tij në të gjitha nivelet e tij.

Kujdesi i veçantë i treguar ndaj futbollit të femrave, me incentiva për klubet që të formojnë ekipe femrash është shumë i rëndësishëm, dhe pa dyshim, futbolli tashmë rezonon me më shumë femra e vajza në të gjithë vendin.

Jemi shumë të lumtur të mbështesim ndërtimin e selisë së re të financuar me fondet e programit FIFA Forward dhe infrastrukturën sportive të saj, çka përfaqëson një hap gjigant sot dhe për të ardhmen. Ndërkohë, kemi ofruar mbështetjen tonë gjatë pandemisë përmes Planit Lehtësues të FIFA-s për COVID-19.

I përcjellim urimet më të mira trajnerit Edoardo Reja dhe ekipit të tij për kualifikueset e Kupës së Botës. Ju jeni në një grup të fortë me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë, gjithashtu edhe Andorrën dhe San Marinon, dhe përgëzojmë ata – dhe ju – për fillimin e mbarë, duke përfshirë dy fitoret.

President Armand, pjesëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju falënderoj. Ju lutem vijojeni këtë punë të madhe për ruajtjen e së ardhmes, integritetit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar. Faleminderit dhe suksese në Asamblenë tuaj Vjetore“, shkruan Infantino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!