FIFA bllokon Nedim Bajramin, Hysaj: Nuk e dija që kishte një problem kaq të madh

schedule23:20 - 31 Mars, 2021

schedule 23:20 - 31 Mars, 2021

Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, pas ndeshjes me San Marinon në lidhjen direkte me Supersport deklaroi: “Po mbylleshin shumë, sikurse Andorra. Ishte e vështirë të gjeje hapësira. U lodhën më pas dhe ndryshimet në pjesën e dytë na krijuan hapësira.

Më shumë guxim? Raste patëm shumë, thjesht ata ishin mbyllur shumë dhe ishte e vështirë të kombinonin. Duhet të prisnim pak dhe të shënonim”.

“Besoj se jemi konkurrues, kemi 6 pikë, Na duhet pak kohë që të kuptohemi më shumë. Kjo skuadër ka shumë vlera dhe do e tregojmë me kalimin e kohës”, tha Hysaj, të cilit iu lexua edhe një lajm nga Blick në lidhje me Nedim Bajramin.

 

Mesfushorit i është refuzuar kërkesa nga FIFA, pasi ka luajtur 4 ndeshje me Zvicrën mbi 21 vjecc dhe sipas gazetës zvicerane nuk mund të luajë me Shqipërinë, referuar rregullores së FIFA-s.

Hysaj, në lidhje me këtë lajm, deklaroi: “E dinim që kishte probleme, tani po e marr vesh që paska një problem më të madh. Shpresoj ta zgjidhë dhe të na bashkohet, pasi është një lojtar shumë i mirë që mund të na bëjë punë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!