KUKËS- Liqeni i Fierzës, i cili është rregullatori hidrik i tre hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, ka arritur në pikën kritike. Kjo situatë duket se ka diktuar edhe ndalimin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC i Fierzës për të ruajtur nivelin e ujit.
I ftuar në “ABC Live” eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç është shprehur kjo situatë ka ardhur nga keq menaxhimi që i është bërë hidrocentralit të Fierzës.
“Nuk erdhi nga hiçi tharja e Fierzës. Ne jemi në mars. Imagjino si do shkoje në Korrik. Keqmenaxhimi ka sjellë tharjen e Fierzës.” tha Azmer Dulevic.
Duke u ndalur tek çmimet, sidomos ai i energjisë, Duleviç u shprehe se ato nuk do të kthehen kurrë siç kanë qenë më parë.
“Çmimet siç kanë qenë nuk do jenë më kurrë. Të paktën të energjisë elektrike. Kur shkonte megavatorit 80-90 euro bëhej nami. Ndërsa sot me 200 euro e quajmë lirë. Do jetë vit hidrik i vështirë gjatë verës.” U shpreh eksperti.
“Ne plotësojmë 70% të nevojë energjitike dhe e prodhojmë. 30% e blejmë. Ne duhet të investojmë në këtë fushë.”
“Fikja e dritave në rrugë kanë konsum shumë të vogël. Dhe është si të hedhim një gotë ujë në Fierzë. Vende të ndryshme të rajonit i ke me panele diellore. Ne nuk e bëjmë. Duhet të bëhet edhe tek ne.” tha ai. /abcnews.al/