Një nga qarqet më të prekura nga Covid është edhe Fieri. Pozitiviteti në këtë qark është 30%. Nga 290 tampon të kryer një ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv 78 persona.
Drejtori i njësisë vendore të Shëndetit Publik Fier, Ervin Hoxha tregon se rritja e rasteve ka ardhur si rezultat i festave të fundvitit, ku grumbullimet kanë qenë të shumta dhe masat anti-COVID nuk janë respektuar.
“Më shumë të prekur janë grupmoshat e reja, persona që kanë festuar natën e ndërrimit të viteve pa respektuar masat e duhura”, thotë ai.
Hoxha tregon se pjesa më e madhe e të prekurve janë të pavaksinuar.
“85% e të prekurve janë të pavaksinuar”, thotë Hoxha.
Drejtori i njësisë vendore të Shëndetit Publik në Fier i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohet dhe mos të neglizhojnë masat e vendosura nga Komiteti i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së Covid. /abcnews.al