Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit të Fierit për herë të parë e mori një grua. Ajo është Violeta Shkurta, prokurore që në vitin 2003. Prezantimi i saj në krye të Prokurorisë së Fierit u bë nga përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pa praninë e mediave. Shkurta vjen në këtë detyrë të lartë pas rrëzimit nga vetingu, të ish-prokurorit Fatmir Lusha. /abcnews.al
Fier, Violeta Shkurta në krye të Prokurorisë së Rrethit
schedule16:22 - 2 Prill, 2019
schedule 16:22 - 2 Prill, 2019