Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Fier.
Drejtuesi i mjetit, një 21-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka përfunduar në spital. Sakaq mësohet se 21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.