Një dyqan ushqimor është grabitur në Fier. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia”.
Një shtetas i paidentifikuar, ka thyer xhamin e dyqanit dhe ka marrë 5000 lekë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al