Fier, mjekët thirrje qytetarëve: Lufta nuk ka mbaruar, qëndroni në shtëpi

schedule19:21 - 4 Prill, 2020

schedule 19:21 - 4 Prill, 2020

Frenimi treditor i përhapjes së virusit korona në Fier çoi në daljen masive të qyetarëve në rrugë. Por një vatër e re u konfirmua të premten duke e çuar numrin e të infektuarve në 25.

Për presidentin e urdhërit të mjekut në qarkun e Fierit, Besnik Brahimaj situata vazhdon të jetë kritike.

“Mund të ketë një fazë të dytë të përhapjes nga personat që mund të kenë  qenë në kontakt me të infektuarit, ndaj është e rëndësishme që të qëndrojmë larg njëri tjetrit në ambjentet publike dhe në rrugë”, është shprehur Brahimaj.

2 të moshuar në lagjjen 15 tetori në Fier janë prekur nga virusi nëpërmjet kontakteve rastësore nëpër rrugë. Në këtë përfundim dolën mjekët pasi të afërmit e ciftit të moshuar dolën negativ në testin e parë.

Qëndrimi  larg mjekut është po aq i vlefshëm sa qëndrimi në shtëpi thotë Brahimaj. Konsultat tani do të bëhen nëpërmjet telefonatave.

“ Sa më larg mjekut në kuptimin fizik, që në fillim të bëhet një bisedë telefonike”, ka thënë ndër të tjera mjeku.

Deri tani në fier janë konfirmuar 25 raste me Covid 19. Asnjë mjek nuk është infektuar megjithëse një paciente e prekur nuk tregoi për udhëtimin e saj në Itali./abcnews.al