Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

schedule08:58 - 14 Gusht, 2018

schedule 08:58 - 14 Gusht, 2018

Një këmbësor u përplas nga një makinë, autori i së cilës u largua nga vendi i ngjarjes. Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmë rreth mesnatës në Portëz të Fierit dhe viktima është një 55 vjeçar banor i zonës. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital. 55 vjeçari u aksidentua nga një mjet tipit Opel në pronësi të shtetasit me iniciale V.P 54 vjeç. Autori pasi ka aksidentuar 55 vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al