Fier/ Kanale kulluese në zonat kodrinore, flasin banorët: Tani mund të mbjellim tokat!

schedule13:57 - 17 Shtator, 2024

schedule 13:57 - 17 Shtator, 2024

Këto parcela bujqësore po mbillen për herë të parë pas dekadash. Të ndodhura poshtë kodrave të zonës së Krapsit, mbeten gjatë gjithë dimrit nën kërcënimin e përrenjve duke u bërë të pakultivueshme.

Në fshatin Plyk mjetet dhe punonjës të Ndërmarrjes se Ujitjes dhe Kullimit po hapin kanalet kullues të ujërave të larta për të shmangur përmbytjet në banesa dhe toka bujqësore

Ujërat e larta, quhen nga specialistët ndërsa për banorët janë përrenj të rrëmbyeshëm që gjatë reshjeve të shiut marrin përpara gjithçka

Në Fier janë 6 zona banorët e të cilave përballen me ujërat e larta pasi ndodhen mes kodrave. Fshatra të Cakranit, Krapsit, Levanit, Frakullës, Mbrostarit dhe Libofshës përveç kullimit të ujërave të fushës përballen edhe me ujërat e përrenjve që vijnë nga kodrat

Vjeshta është periudha e përgatitjes së tokës për mbjelljen e drithërave por përpara këtij procesi duhet bërë kullimi. Për këtë arsye që tani nis pastrimi dhe hapja e kanaleve kullues qëkur janë funksionalë shmangin edhe përmbytjet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!