Një 49 vjeçar, i shpallur në kërkim për plagosje me dashje, është kapur nga policia e Fierit.
Mësohet se Duelim Kamberaj është dënuar nga gjykata e Fierit me dënuar me 4 muaj burgim pasi ka dëmtuar me sëpatë një shtetas në vitin 2017.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Duelim Kamberaj, 49 vjeç, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Në vitin 2017, ky shtetas ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), shtetasin O. M.”, njofton policia./abcnews.al