Fier, fshati pa ujë/ Banorët të shqetësuar: Po na thahen të mbjellat

schedule21:34 - 6 Korrik, 2023

schedule 21:34 - 6 Korrik, 2023

FIER- Të mbjellat në fshatin Boçovë të Fierit po thahen. Kanalet e vaditjes prej kohësh janë në të tillë gjendjeje, pa ujë. Temperaturat e larta dhe mungesa e ujit ka dëmtuar veçanërisht misrin por edhe kulturat e tjera. Bujqit thonë se dëmet i kanë shumë te mëdha.

Banoret thonë se u është premtuar zgjidhje për këtë situatë, por bashkia nuk e ka mbajtur fjalën. Kanali kryesor vaditës, por edhe kanalet dytësore në pikun e temperaturave të larta, janë jo vetëm të tharë, por edhe të papastruar prej vitesh.

Dikur me 800 familje, sot fshati Boçovë është reduktuar ndjeshëm. Sipas banorëve, pjesë e mirë e fermerëve , janë larguar në emigracion pikërisht për faktin se nuk mund të mbështetën të bujqësia./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!