Fier, 54-vjeçarja bie nga kati i tretë i pallatit

schedule20:24 - 27 Prill, 2023

schedule 20:24 - 27 Prill, 2023

Një 54-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i pallatit në Fier.

Policia njofton se 54-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!