Fideli Ylli e thotë troç: Ç’lidhje ka sporti me laboratorët?! Ky projektligj nuk kalon!

schedule17:59 - 26 Maj, 2020

schedule 17:59 - 26 Maj, 2020

Fidel Ylli, një nga ata politikanë që është parë më shpesh pranë sportit edhe për vetë të shkuarën e tij si sportist, foli gjerë e gjatë me Gerti Çarçanin në emisionin “Studio Sprint” në ABC News. Sigurisht ligji i sportit ishte tematika kryesore.


“Ka ardhur në komision ligji, por nuk është futur në kalendar. Kur të ndodhë do e shoh më qartë dhe do të jap mendimin tim në lidhje me këtë situatë. Ligji i vitit 2017 ishte konsensual. Për herë të parë në komision ishin të gjitha federatat dhe grupet e interesit. U bënë vërejtje dhe i bë ligj i ri. Pati shumë vërejte dhe qeveria u tërhoq. U ngri një grup pune dhe u bë një ligj që pati dakordësinë e të gjithëve”.

“Nuk prisja të kishte ndryshime, prisja rezultatet e atij ligji në implentim. Papritur na ka ardhur një ligj tjetër, që nuk e kam parë të them të drejtën”, tha Ylli, i cili më pas foli për pjesën e privatizimit dhe kërkesës së klubeve për të privatizuar edhe asetet.

“Që në vitin 2008 klubet u kthyen në shoqëri aksioneve. Kjo do të thotë që është përcaktuar forma e klubeve: SH.A, OJF, siç janë federatat. Format i ka përcaktuar ligji. Nuk kanë si të privatizohen asetet. Ka një nen që atyre nuk u ndryshon destinacioni. Mund t’i marrësh me qira, jo të privatizohen. Po ndodhi kjo, i ikën e drejta shtetit për ta kontrolluar. Te Tirana për shembull ka një vendim të Këshillit Bashkiak. Stadiumit dhe terrenet ia kanë dhënë Rit Halilit. Mund të jepen edhe për kohë afatgjatë, për 99 vite”.

 

“Normalisht, pasi kaluam ligin në vitin 2017, kishte katër akte nënligjore. Ishte detyrë që për 9 muaj, sipas ligjit, të bëheshin fakt. Tre akte kanë kaluar, i katërti jo. Ka hije dyshimi, pse tre dhe jo një, pasi është më i rëndësishmi. Vijnë dhurata nga federatat ndërkombëtare. Tani na paska ardhur futja e laboratorë pa doganë. Herën e parë kishim konsensus me të gjithë, për një ligj ku përfshihen të gjithë aktorët dhe faktorët.

Barnat dhe laboratorët nuk i ka kërkuar njeri besoj. Do jem relator i këtyre akteve të sporteve. Kjo do haje shumë debat. Do i informoj kolegët që ata që e kanë sjellë ta mbrojnë. Sa i takojnë materialeve që kemi futur për sponsorizimet, si materiale kalojnë pa doganë dhe taksa. Tani është futur një pikë për të futur laboratorë dhe barna mjekësore. Çfarë lidhje ka sporti”.

“Po i shikoj për herë të parë këto. Nuk besoj se i do ndonjë klub. Këto janë laboratore që i kanë vetëm spitalet. Ne në sporte nuk kemi pasur kurrë. Edhe në komunizëm kishim një mjek. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë. Këto janë për laboratore të specializuara. Sporti nuk ka nevojë për laboratore, ka nevojë për para, jo për afera me laboratore. Ku do t’i çojnë këto laboratore”.

 

“Të jeni të sigurt se nuk janë konsultuar me ndonjë. Nuk ka pasur tavolina të rrumbullakëta. Nuk ka shans të kalojë. Çfarë pune ka sporti me ilaçet. Janë depot që merren. Lista e ilaçeve nga VADA është e përditësuar, çdo ditë futen dhe dalin. Si do i marrë sporti ilaçet? Kujt do ia japë. Hera e parë që e shikoj këtë. Kur të vijë do të flas para mediave”.

“Bashkitë ndihmojnë vetëm ata që e kanë pagën më të vogël se 1 milion lekë? Çfarë pune ka projektligje me pagat? Është pa sens. Qeveritë vendore kanë të drejtë të sponsorizojnë sportin. Kush nuk ka futboll, mbështet një sport tjetër. Kategoria Superiore është emër tregtar, nesër ndrysho emri. Ne e kemi ligjin, që themi: kemi kampionin kombëtar. Emrin ia ka vënë federata. Siç ndodh me stadiumin, që e ka emrin Air Albania. Bashkitë e kanë me ligj të mbeten sportin. Janë të pavarura. Nuk ka punë ligji të thotë jep kaq lek. Shteti jep grant, nuk jep më para. Nuk mund ta sanksionosh me ligj”.

“Që është nul ligji, unë të jap një fakt. Kam një udhëzim, atë të ministrit të sporteve. Këtu kam një vendim të Bashkisë Tiranë, që e ka kthyer Tiranën në SH.A. Pronat i jepen klubit, për përdorim.  Përgjegjës për Sportin nuk është zëvendësministri. Përgjegjësia është e Ministrit. Do e shoh projektligjin dhe atëherë do të flas, se mund të mos jetë kështu siç thua ti”.

 

“Sherri te KOKSH? Nuk e di thelbin e asaj, por di që ka ndodhur mes dy miqve, Bezhanit dhe Bellos. Një ditë e bukur plasi sherri. I gjithë opinioni shikonte konferencat e tyre. Është keqardhje ajo që ndodh, të vijnë nga jashtë për t’i pajtuar”.

“Ne njerëzit e sportit i futim stërkëmbës njeri-tjetrit. KOKSH është institucioni më serioz kudo. Nuk kanë përfaqësues dhe është diçka jo normale. Është përgjegjësi e zëvendësministrit. Unë kandidat për KOKSH? Asnjëherë nuk është për të thënë kurrë. Kemi kohë, të mbarojnë Lojërat Olimpike. Rrugës do mendojmë. Rruga është e hapur edhe për mua. Jam i botës së sportit dhe kushdo ka të drejtë të kandidojë”.

 

Armand Duka dhe Edi Rama

“Tryeza e sportit me kryeministrin? U bë pompoze dhe shfry ashtu. Na ndodhën gjëra si tërmeti dhe pandemia. Jam i pakënaqur nga tryeza. Ministria e Financave e ka djegur. Kam qenë pjesë e grupit të punës. Kemi bërë goxha debate. Kam parë shumë ligje nga bota. Pashë edhe ligjin hungarez, që është ndër më të mirët. Ua çova me email atë ligj dhe u thashë ja ku e keni. Çfarë interesi kanë njerëzit e sportit të hedhin para në sport, kur nuk kanë asnjë përfitim? Edhe sporti ka nevojë për para”.

“Jemi të prirur që jeta është e para. Kampionati mund të shtyhet, ka një kosto. Të jeni të sigurt që qeveria e ka pasur nën kontroll. Jemi në një grup pune që ia kemi parashtruar edhe ministres, që sporti duhet të hapet, pa tifozë. Jo vetëm futbolli, por edhe sporte të tjera. Si peshëngritja për shembull”.

“Projektligji jo vetëm nuk është konsultuar, por është vepër që e ka sjellë në mënyrë të papritur. Është tentuar përfitimi në kohë pandemie. Kur ta lexoj do jap konkluzionet e mia. Komisioni do i ketë sytë nga unë. Ky projektligj nuk ka vend për të kaluar”, përfundoi Fidel Ylli. /abcnews.al