Fidel Ylli: Kompanitë e basteve i kontrollon shteti, jo ligji i sportit

schedule23:57 - 9 Korrik, 2020

schedule 23:57 - 9 Korrik, 2020

Fidel Ylli, deputet i PS-së, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Ylli, pasi premtoi në studio se buxhetet për sportet do të rriten vitin e ardhshëm, u ndalua dhe te kompanitë e basteve, dhe ndikimin që kanë pasur dhe kanë në sport.

“U liberalizuan kompanitë e basteve, nuk deklaronin online, dhe shteti merrte 180 milion lekë të vjetra. Kosova e ka disa-fish buxhetin e sportit, nuk e pranoj këtë gjë. Duhet që ne ta kemi më lart.

Ne do e rrisim këtë vit buxhetin e sportit. Kompanitë e basteve, i kontrollon shteti, jo ligji i sportit. Nuk kanë qenë online, pasi ndryshuam ligjin e sportit, kaluan të gjitha online”, u shpreh Ylli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!