Fidan Aliti transferohet në Zvicër, lajm i mirë për Skënderbeun

schedule18:38 - 2 Tetor, 2020

schedule 18:38 - 2 Tetor, 2020

Fidan Aliti ndërron skuadër. Mbrojtësi i Kosovës, i cili ka luajtur me Skënderbeun në të kaluarën në Kategorinë Superiore, ishte pjesë e Kalmar në Suedi prej shkurtit të vitit 2019.

26-vjeçari nga Presheva do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit zviceran me ekipin e Zurich. Në këtë qytet jeton familja e tij dhe dëshira për të qenë pranë tyre ka ndikuar në këtë transferim.

Aliti është huazuar te ekipi helvet deri në 31 maj të vitit 2021, teksa Zurich ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit. Një lajm që gëzon Skënderbeun. Klubi korçar ka arritur të mbajë 25% të kartonit të qendërmbrojtësit dhe do të përfitojë para nga shitja e tij.

Aliti do të luajë në një skuadër me Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun dhe Mirlind Kryeziun (nuk ka debutuar ende me Dardanët), shokë skuadre te Kosova, teksa do të gjejë edhe shqiptarin tjetër, Toni Domgjonin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!