Fico: Ka pësuar rënie incidenca dhe pozitiviteti, rritje infeksionesh në bashki të vogla

schedule14:49 - 31 Mars, 2021

schedule 14:49 - 31 Mars, 2021

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka deklaruar se ka pësuar rënia incidenca gjatë dy javëve të fundit. Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve Fico tha se ditët e fundit kanë pasur rënie edhe numri rasteve aktive si dhe ai i viktimave.

Megjithatë ajo thekson se pësuar rritje numri i bashkive të vogla ku është përhapur infeksioni. Fico vlerëson se shifrat janë nën kontroll dhe lajmi i mirë është nisja e fushatës së vaksinimit masiv.

Incidenca dy javore ka pësuar zbritje. Mesatarja ditore ka pësuar zbritje. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje. Pozitiviteti i mostrës ka pësuar rënie. Akoma ne nuk jemi të kënaqur, objektivi është të shkojë shumë më poshtë. Një numër ka pësuar rritje është ai i bashkive, ka arritur në 43 në javë sidomos në bashkitë e vogla.

Mesatarja e pacientëve të shtruar ka pasura ulje. Numri i të intubuarve është ulur. Të gjithë këta indikatorë pësojnë një ulje bazuar në të gjithë situatën epidemiologjike. Një numër është më i pakët është ai vdekjeve. Të kuptojmë që kjo lloj situate në krahasim me atë që vlerësuam herën e kaluar ka disa ndryshme mund të jenë të vogla, por në tërësinë e vet mbetet me numra të kontrolluar po akoma delikate.

Në këtë javë kemi edhe një shkak për të ndjerë më mirë që është fillimi i fushatës së vaksinimit. Deri dje janë kryer 21 536 vaksina. Ka arritur 100 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar që nga fillimi. Grupmoshat mbi 55 vijojnë të jenë me incident të lartë. Ka një stabilitet të moshave të reja. Shmangia e grumbullimeve shumë e rëndësishme dhe mbajtja  e maskave”, tha Fico. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!