Fevziu: Mosdekretimi i Ramës si ministër i Jashtëm do të shkaktonte ngërç institucional

schedule20:39 - 16 Janar, 2019

schedule 20:39 - 16 Janar, 2019

Gazetari Blenid Fevziu në studion e emisionit “Byro Politike” është  i mendimit se Meta do të dekretojë Kryeministrin Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm.

“Është një ngërç politik mes tyre. Nëse marrëdhëniet do ishin të mira mes tyre Cakaj do ishte dekretuar. Meta e konsideron Ramën arrogant me institucionet dhe shoqërinë.

Ndërkohë Rama ka bindjen se Meta është duke i dhënë një frymëzim politik opozitës. Unë nuk e mendoj këtë sepse momenti më i vështirë ka qenë për qeverinë nga protestat e studentëve.

Ka një ngërç politik dhe institucional. Unë mendoj që Meta nuk do ta refuzojë Ramën si ministër të Jashtëm. Pastaj Rama do të vendosë Cakajn zv.ministër të parë.

Çështja është që Shqipëria do këtë një titullar që është Rama dhe do të përfaqësohet nga Cakaj. Rama nuk mund të ulet në tryezë aty ku ulen ministrat e Jashtëm. Nëse nuk do ta dekretonte do të hynim në një ngërç të fortë institucional. Dhe ka gjasa që zv. ministrat të rrinë në poste derisa të emërohet një ministër. Ai do vijojë të qeverisë me zv.ministra, që do jetë një situatë anormale”./abcnews.al