Festonin Ditën e Pavarësisë së Afganistanit, talebanët vrasin dy persona

schedule13:27 - 19 Gusht, 2021

schedule 13:27 - 19 Gusht, 2021

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur nga luftëtarët talebanë. Ata qëlluan drejt një turme që po festonte Ditën e Pavarësisë në Asadabad. Sipas dëshmitarëve dhe videove në mediat sociale, talebanët qëlluan  pasi dikush goditi me thikë një luftëtar taleban.

Në Jalalabad, luftëtarët taleban qëlluan mbi njerëzit që valëvitnin flamurin kombëtar afgan, duke plagosur një burrë dhe një adoleshent.

Në Khost, luftëtarët taleban kanë imponuar një shtetrrethim për të ndaluar protestat kundër tyre, ndërsa njerëzit gjithashtu kanë dalë në rrugët e Kabulit, duke mbrojtur flamurin e republikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!