Emmanuel Dennis ka përjetuar një ëndërr mbrëmjen e djeshme. Sulmuesi nigerian, i cili kishte shënuar dy gola në kampionat në 6 ndeshje me Club Brugge, po aq i realizoi Realit të Madridit në Champions League. Në fund nuk iu gëzua fitores, pasi spanjollët barazuan dhe skuadrat ndanë nga një pikë.
Dennis ndërkohë festoi në “Santiago Bernabeu” si Cristiano Ronaldo dhe pas ndeshjes tregoi pse e bëri diçka të tillë: “Festova ashtu sepse më pëlqen Ronaldo dhe është lojtari im i preferuar. Nuk jam i lumtur që iku nga Reali i Madridit. Thjesht festova si ai për t’u treguar se u mungon diçka”.
“Tatuazhi? Përpara ndeshjes e thashë se do bëja tatuazh po shënova, por ishte thjesht një blof. Po bëja shaka. Doja thjesht të thosha diçka më shaka. Ishte thjesht një lojë”, u shpreh sulmuesi 21-vjeçar i Brugge. /abcnews.al
PROMETEU TATUAR E NÃO VAI CUMPRIR? Antes do jogo, Dennis disse que faria uma tatuagem se marcasse contra o Real Madrid. O cara fez dois gols! E nossa Tati Mantovani perguntou se a promessa seria cumprida! Olha só! #CasaDaChampions pic.twitter.com/2on9NFEuOI
— TNT Sports Brasil (@TNTSportsBR) October 2, 2019