Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festohet “Abetarja”/ Emocione nga fëmijë, mësues e prindër

schedule16:00 - 16 Maj, 2024

schedule 16:00 - 16 Maj, 2024

Viti shkollor është drejt fundit. Ata që i gëzojnë më shumë janë vogëlushët e klasave të para, të cilët pasi mësuan një pas një shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe festojnë përfundimin e abetares, librit të tyre më të dashur.

Recitime, këngë, kërcim atmosferë plot ngjyra dhe dashuri e dhuruar nga të vegjlit.

Gëzimi për ta është i papërshkrueshëm, teksa treguan përpara, mësuesve, prindërve e gjyshërve çfarë kanë mësuar në vitin e tyre të parë të shkollës.

“Jam shumë i lumtur që po mbaroj klasën e parë. kam mësuar të gjitha shkronjat.”, tha njëri prej fëmijëve. 

“Sot kam mësuar të recitoj vjershë. Abetarja më pëlqen më shumë se matematika.”, shtoi një tjetër. 

“Në klasën e parë kemi mësuar shumë gjëra. Të shkruajmë, të lexojmë. Mësuesja jonë është shumë e mirë.”

Emocione të bukura përjetojnë edhe prindërit e të afërmit, që ndjekin shfaqjet e vogëlushëve, me këngët e bukura për shkronjat dhe vargjet e recituara me zërat e tyre të ëmbël.

“Është një emocion i bukur. Amaris është mbesa ime e mirë, sot po ndjek shfaqjen e saj.”

“Jam këtu për nipin tim të vogël, një emocion i papërshkruar.”

Mësuesja e klasës së parë nuk harrohet asnjëherë. Në këtë ditë ata mësueset gëzojnë njëjtë me ta.

“Emocionet për ne si mësues janë shumë të bukura. Sot shohim produktin tonë. Është një moment i veçantë për ta.”, tha mësuesja Valbona Saraçi.

Festa e abetares, një traditë e bukur mbetet gjithnjë në kujtime, si një moment i veçantë i rrugëtimit drejt dijes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!