Gjergj Laçi në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për katër netët e festivalit shqiptar Kisha e Shën Palit në Michigan.
Ky festival ka mbledhur rreth 12 mijë shqiptarë të Diasporës në Amerikë dhe në Kanada.
“Festivali nis me datë 4, do të jetë me muzikë shqiptare. Nata më e madhe do të jetë nata e fundit nata e katërt, dhe do të kemi të pranishëm edhe dy këngëtarë nga Kosova”, u shpreh ai.
Ky festival ka në qendër festimet e traditës e kulturës shqiptare dhe gjithashtu këtë vit vjen edhe më një risi të veçantë që është “Nata e Folklorit”.
“Është dëshira e madhe për t’u bërë bashkë dhe për të dëgjuar dhe mësuar gjithçka që ka lidhje me Shqipërinë. Veçantia jonë këtu është që ne ruajmë Xhubleta tradicionale të trashëguara nga stërgjyshet”, tha Joli.
/abcnews.al/