Rikthehet edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, drejtori artistik i festivalit, Denis Bizhga ka ndarë detaje rreth këtij eventi, që do të mbahet në Tiranë dhe në Rubik.
Gjithashtu, kitaristët Melanie Hosp dhe Florian Palier kanë luajtur një pjesë muzikore për të gjithë teleshikuesit.
“Është një dashuri më vete. Pjesa e kitarës të çon në një botë tjetër. Ne sot jemi te Akademia e Shkencave, ndërsa nesër shkojmë në Rubik.
Ai është një vend kulti shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Prandaj kemi vendosur ta zhvillojmë në atë zonë. Gjithashtu, ka një influencë nga një misionare nga Austria. Shpresojmë që të rritet edhe numri i turistëve me këtë rast”, u shpreh Bizhga./abcnews.al