Kur ke në skuadër një si Erling Haaland, golat nuk janë asnjëherë problem.
Por këtë herë sulmuesi i Manchester City dhe Norvegjia e tij e ekzagjeruan, duke shkatërruar Moldavinë me rezultatin 11-1 në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Këto shifra tregojnë qartë se ndeshja e skuadrës norvegjeze ishte më e lehtë se një ndeshje mes djemve të lagjes.
Këtë festival golash e udhëhoqi pikërisht Haland, që ndali topin në rrjetë pesë herë.
Ky nuk është rekord, pasi sulmuesi e kishte bërë të njëjtën gjë edhe kur ishte pjesë e kombëtares U21 të vendit të tij. Gjithsesi, Haland mund të krenohet me shifra të tjera personale, pasi në 45 ndeshje me përfaqësuesen ka shënuar 48 gola.
Po ashtu rezultati nuk është as rekord për Norvegjinë në historinë e kualifikueseve të Botërorëve.
Skuadra nordike barazon rezultatet e njëjta të shënuara më parë në Hungari-Greqi të vitit 1938 dhe Maqedonie e Veriut-Lichtenstein në vitin 1996.
Rekordi në këtë fushë mbahet nga Gjermania atëherë perëndimore me fitoren 12-0 ndaj Qipros në vitin 1969.
Me rekord apo jo, ky sukeses afron Norvegjinë me finalet e Botërorit 2026, pasi Erling Haland dhe shokët e tij kryesojnë grupin i me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjeve të luajtura deri tani.

