“Festival” golash dhe penallti e humbur, Shkupi reziston përballë Strugës kampione

schedule19:36 - 24 Shkurt, 2024

schedule 19:36 - 24 Shkurt, 2024

Barazim 2-2 mes Strugës dhe Shkupit në “finalen” e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut. Vendasit fituan një penallti në minutën e tretë, por Besart Ibraimi nuk u tregua i saktë, me pjesën e parë që u mbyll pa gola.

E dyta ishte shumë më e bukur dhe plot emocione. Bunjamin Shabani kaloi në avantazh skuadrën e Shpëtim Duros, në minutën e 54′-rt, por norvegjezi Emanuel Gronner barazoi rezultatin 12 minuta më vonë. Gjithsesi, Struga u rikthye në avantazh pas dy minutave me anë të Marjan Radeskit. Ekipi kryeqytetas nuk u dorëzua dhe evitoi humbjen falë golit të Abdul Rwatubyaye çerek ore përpara fundit.

Përfundimisht 2-2, me Shkupin që ruan kreun e renditjes me 42 pikë, një më shumë se kampionët në fuqi të Strugës, ndërsa plot 38 pikë numëron Shkëndija e vendit të tretë, që të dielën pret Gostivarin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!