Festimi i egër dhe basti unik, çfarë bënte ylli i United në finalen e “EURO16”

schedule11:32 - 11 Korrik, 2020

schedule 11:32 - 11 Korrik, 2020

Bruno Fernandes është kthyer në një lider te Manchester United, ndërkohë që është edhe pjesë e kombëtares së Portugalisë. Mesfushori, në vitin 2016, kur Franca fitoi titullin kampion Europe, ishte pjesë e skuadrës së Udinese në Itali. Nata e finales ka qenë e veçantë për të dhe ai zbulon çfarë kishte bërë, si dhe tregon bastin e vendosur me një prej shokëve të skuadrës.

“Isha në hotel në një kamp stërvitor. Atëherë isha pjesë e Udinese dhe në ekip kisha dy lojtarë francezë, Thomas Heurtaux and Cyril Thereau. Me të parin vura bast dhe kushdo që humbte do bënte fotografi me tjetrin dhe do ta postonte në rrjetet sociale. Edhe sot fotoja ime është e postuar në rrjetet e mia sociale, dhe të tij, gjithashtu.

Mbaj mend që po e shikoja ndeshjen i vetëm, në dhomën time. Të gjithë po e shikonin në një ekran gjigant. Unë u thashë ‘jo, do ta shikoj vetëm në dhomë sepse ata më sjellin fat të keq. Më lini të rri këtu’. Qëndrova vetëm dhe në momentin që shënuam gol, unë vrapoja nëpër hotel.

Vrapova aty ku djemtë po shikonin ndeshjen, duke bërtitur nga dhoma ime në vendin ku ata ishin. Isha në ekstazë. Mendoj se si portugez, pavarësisht nëse je i përfshirë në sukseset e Portugalisë apo jo, duhet të ndiheni krenarë”, është shprehur Fernandes për faqen zyrtare të Federatës Portugeze të Futbollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!