Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festimet për Ditën e Verës, krijohet radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan

schedule13:45 - 14 Mars, 2021

schedule 13:45 - 14 Mars, 2021

Kjo është pamja që vjen nga zona në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan. Makina të shumta presin në trafik për të kaluar teksa shkojnë të festojnë ditën e verës në qytetin e Elbasanit. Në videon e siguruar nga ABC duket që radha vazhdon për disa kilometra.

Policia nuk kishte njoftuar plan masash për menaxhimin e trafikut në rast fluksi për shkak të festës, kjo edhe për shkak se këtë vit pandemie ishte njoftuar se nuk do të lejohen grumbullimet.

Megjithatë plani për të ndaluar festimet masive duket nuk ka rezultuar efikas duke qenë se rrugët dhe sheshi qendror i qytetit të Elbasanit u mbush sot me qytetarë, e për disa minuta solli edhe përplasje mes mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!