Festime në kohë koronavirusi, Pashkët u shkojnë në shtëpi besimtarëve në Rrëshen

schedule09:32 - 12 Prill, 2020

schedule 09:32 - 12 Prill, 2020

Besimtarët Katolikë kremtojnë Pashkët, ngjalljen e Krishtit. Në Shqipëri është hera e parë pas periudhës post-diktatoriale, që kishat në këtë ditë të shenjtë mbeten pa besimtarë.

Për shkak të ruajtes nga përhapja e koronavirusit meshat në katedrale dhe kisha janë ndjekur përmes ekraneve ose online në rrjetet sociale.

Në Rrëshen, në kushtet e  karantinimit, Pashkët u kanë shkuar në shtëpi besimtareve. Ata kan marrë urime nga anëtaret e stafit të kishës të cilët kanë ecur nëpër rrugët e Rrëshenit.

“S’është hera e parë që ne shqiptarët i kemi kremtuar Pashkët vetëm në familje, kujton ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, në Mesazhin e tij të Pashkëve, në këto kohë koronavirusi.

“Edhe Pashkët e para të krishterimit ishin ngarkuar me frikë, por terri dhe vdekja nuk e ndalën Ngjalljen e Krishtit, theksohet gjithashtu në mesazhin e ipeshkvit të Rrëshenit, imzot Gjergj Metës.

Bashkë me videon e publikuar në Twitter, imzot Gjergj Meta shkruan:

“Kur nuk shkojne njerezit te Kisha, shkon Kisha tek ata. Me Qiriun e Pashkëve të ndezur përshkuam rrugët e zbrazëta të Rrëshenit. Njerëzit na shoqëronin nga dritaret dhe ballkonet me qirinj të ndezur.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!