“Feste n’shpi” mblodhi në sheshin “Gjerg Kastrioti” të Lezhës emigrantë të kthyer pranë familjeve, banorë të zonës e turistë.
Artistë të ndryshëm u ngjitën në skenë duke dhuruar spektakël për të pranishmit.
Aktivitete të tilla do të do të zhvillohen përgjatë dy javëve në vijim.
Festa do të kulmojë me 15 gusht, ditën e shtegtarit, e do tu dedikohet emigrantëve.
Kjo është mënyra që ka zgjedhur Bashkia për të gjallëruar mbrëmjet në Lezhë.
Aktivitete të tilla zhvillohen për të shtatin vit radhazi.
/abcnews.al