Festë në kryeqytet, “dramë” në Korçë/ Bardhëblutë mundën 0-2 Dinamo City dhe kapin “play out”

schedule12:33 - 28 Prill, 2025

schedule 12:33 - 28 Prill, 2025

Kjo ishte vërshëllima e fundit e sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore.

Në pritje të titullit kampion që do të diskutohet në “final four”, java e 36 dha verdiktet e tjera të rëndësishme të kampionatit elitar të futbollit në vend…

Këto janë rezultatet e javës së fundit, ku nuk munguan surprizat..

Rreziku nuk është shuar, por për momentin Tirana dhe tifozët bardheblu mund të bëjnë një frymëmarrje lehtësuese.

Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi evitoi largimin direkt nga Kategoria Superiore, duke mundur 2-0 Dinamo City në javën e fundit të sezonit të rregullt.

Rafael Silva në pjesën e parë dhe Zharmuni me 11 metërsh në fundin e sfidës i dhuruan Tiranës një vend të play out, ku do të diskutojë përfundimisht qëndrimin në Superiore me fituesin e pleyu off të Kategorisë së Parë, me Besës dhe Pogradecit.

E gjithë drama u jetua në Korçë, ku Skënderbeu I bashkohet Laçit, si dy skuadrat që bien në një kategori më posshtë.

Korçarët humbën 2-1 finalen e mbijetesës me Bylis, që mbetet mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Në javën e fundit të sezonit të rregullt festoon edhe Partizani.

Të kuqtë e kryeqytetit mundën 2-0 AF Elbasanin në sfidën direkte për vendin e katërt, duke siguruar një vend në “finalet” e titullit kampion.

Preka në pjesën e parë dhe Eleke në minutat e fundit vendosën suksesin e skuadrës së drejtuar nga Skënder Gega, që I bashkohet Egnatias, Vllaznisë dhe Dinamo City në garën për titullin kampion në Kategorinë Superiore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!