Sot në familjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është një ditë e veçantë. Djali i tij i vogël, Goliku feston ditëlindjen dhe mbush 2 vjeç.
Nuk kishte se si të mungonte edhe urimi i të atit, i cili ka postuar në rrjetet sociale një video emocionuese.
Në të shfaqen bab e bir duke biseduar, ndërsa vihet re që Goliku ka nisur “shpjegimet” e tij të para.
“Sot 2 vjeç, e ka filluar me shpjegimet e gjata. Dhe Golik #ditelindje #golik #2vjec #birthdayboy”, ka shkruar Tahiri krahas videos.
Kujtojmë që ish-ministri ka edhe një djalë më të madh, të cilin e ka pagëzuar me emrin Drin.l.k/abcnews.al