Kandidati socialdemokrat i “SPD”-së Olaf Scholz udhëheq rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Gjermani, por Armin Laschet i partisë së Angela Merkelit, “CDU” beson te “loja” e koalicioneve për të marrë “frenat” e kancelarisë. Përballë “SPD” që ka nisur kalkulimet, nuk do të jetë e lehtë. Por si arriti Olaf Scholz të ngjitej në majë?
Lexo edhe: Fituesi, humbësit e mëdhenj dhe skenarët, a do të jetë Gjermania sërish lokomotiva e BE-së?
Ngritja e kandidatit të qendrës së majtë Olaf Scholz nuk është asgjë më pak se befasuese. Ish-avokati ishte një ministër i “vogël” në qeverinë e parë të Angela Merkel, drejtoi Hamburgun para se të bëhej ministër i Financave në 2018.
Lexo edhe: Çfarë do të ndryshojë në politikën e jashtme?
Ngritja e tij mund t’i atribuohet tre faktorëve:
1) Ai ishte arkitekti i vendimit të “G7” për një taksë globale për korporatat dhe doli nga hija e Merkel. Atij i është dhënë merita për shëndetin e ekonomisë gjermane.
2) Si avokat që ka përfaqësuar klientët e klasës punëtore, ai prezantoi një pagë minimale bujare në Gjermani.
3) Scholz ishte me fat përballë dy rivalëve të tij. Annalena Baerbock e të “Gjelbërve” është kritikuar për zbukurimin e “CV”-së së saj dhe për pretendimin e plagjiaturës së pjesëve të një libri.
Por mbi të gjitha, Armin Laschet ka qenë jashtëzakonisht i prirur drejt gafave, që kulmuan kur u kap nga kamerat duke qeshur me një shaka, teksa presidenti i Gjermanisë mbante një fjalim pas përmbytjeve katastrofike që goditën këtë vend, gjatë verës.
Pra, Scholz është treguar popullor. Ai shihet si i qetë, kompetent dhe pak i mërzitshëm.
/ db/Abcnews.al