Festë e kaltër në “Olimpico”, Lazio përmbys Interin dhe merr vendin e dytë

schedule22:40 / 16/02/2020

Është mbyllur takimi i serie A mes Lazios dhe Interit, me fitoren me përmbysje 2-1 të lacialëve. Sfida në “Olimpico”, ishte spektakolare, me raste të shumta, episode dhe përmbysje rezultati.

Ashley Young shënoi i pari në këtë takim, duke kaluar Interin në avantazh në minutën e 44-ët. Ky gol pak sekonda pas fundit të pjesës së parë, mendohej se do të ndikonte negativisht te Lazio, por të besuarit e Inzaghi, u futën me një ritëm tjetër në pjesën e dytë.

Immobile barazoi shumë shpejt, që në minutën e pestë të pjesës së dytë. Pasi fitoi penallti, bomberi italian e merr vetë përsipër, duke shënuar golin e 26-të në Serie A.

Për të vendosur rezultatin final të sfidës, mendoi Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb, driblon Lukakun brenda zonës dhe shënon me të majtën, në minutën e 69-të. Lazio merr tri pikë të arta, duke marrë vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Juventus kryesues, si dhe duke lënë Interin në vend të tretë, me zikaltërit që pas kësaj humbje, kanë vetëm 54 pikë./abcnews.al

Serie A, java 24

Lazio – Inter  2-1
Immobile (p) 50′, Savic 69′ / Young 44′

 

Tabela e Serie A, java 24

 

 

schedule22:40 / 16/02/2020