Kalimi i Monzës në Serie B është thjesht çështje kohe. Klubi i ri i Silvio Berlusconit po zhvillon një kampionat super në Serie C. Ekipi i Brocchit kryeson grupin A më 42 pikë dhe vendi i dytë ndjek më 13 pikë më pak.
Ditën e djeshme erdhi fitorja 0-3 në transfertë përballë Olbias dhe “kavalieri” nuk e ka përmbajtur veten në dhomat e zhveshjes. “Në këtë moment e mundim edhe Milanin“, është shprehur Silvio Berlusconi, i njohur për batutat e tij, gjatë festës me lojtarët.
Berlusconi dhe Galliani kanë arritur të ndërtojnë një ekip me lojtarë të rinj dhe të talentuar, ndërsa ëndrra e madhe mbetet kalimi i Monzës në Serie A sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al