Festat, “babagjyshët” surprizojnë fëmijët e sëmurë që kurohen në QSUT

schedule14:40 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 14:40 - 25 Dhjetor, 2023

Fëmijët e shtruar në Pediatrinë e QSUT u surprizuan kur në dritaret e dhomave panë te vinin babagjyshët. Ishin djemtë e njësisë së kërkim – shpëtimit malor të cilët së bashku me disa studentë vendosën t’ua zbukuronin festat këtyre vogëlushëve qe ky fundviti i gjen ne spital duke marre trajtim mjekësor.

Reinaldo Maloku, një prej djemve të kësaj njësie tregon për ABC News se ne mendje i ka mbetur rasti i një djali që atë ditë kishte edhe ditëlindjen. Njësia e kërkim shpëtimit malor është një grup vullnetarësh të cilët i vijnë në ndihmë edhe emergjencave civile.

Reinaldo është ushtarak por thotë se në kjo njësi bashkon djem me profesione të ndryshmet të cilët i bën bashkë pasioni për alpinizmin.

Gjatë ditëve në vazhdim, njësia e kërkim shpëtimit malor, do të organizojë nisma të ngjashme për fëmijët në disa spitale rajonale. Ndalesa e pare e këtyre djemve jashtë Tiranës do te jete ne spitalin e Vlorës për t’ua bere sa me te bukur festen fëmijëve qe po kurohen aty.