Nga Alex Ledsom, Forbes
Shqetësimi kryesor i shumë liderve europianë për momentin janë Krishtlindjet. Të gjithë janë në pritje të shohin se çfarë do të ndodhë me masat e pandemisë, a do të lejohen udhëtimet, restorantet apo rregulla të reja në lidhje me orën policore.
BE aktualisht po përdor një hartë nga ECDC (Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) si një udhëzues për vendet me rrezik të lartë (me të kuqe) ku udhëtimi duhet të kufizohet – shumë vende tani po kërkojnë teste negative për Covid-19 nga këto zona të kuqe.
Harta ka filluar të zverdhet në disa vende (Irlanda, Finlanda, Norvegjia dhe në verilindje të Francës) duke provuar efektivitetin e masave të bllokimit të nëntorit.
Ekziston një listë e vendeve të palëve të treta të miratuara nga BE, e cila aktualisht përfshin Australinë, Japoninë, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut, Tajlandën dhe Uruguajin, nga të cilat lejohen udhëtimet gjithashtu. E njëjta gjë vlen edhe për Kinën, duke supozuar se ndodh reciprociteti (dmth që Kina pranon qytetarët nga BE).
Çfarë dihet deri më tani?
Gjermania
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë urdhër për mbylljen e vendit gjatë Krishtlindjeve mes një shtimi alarmues të rasteve të koronavirusit në vend. Sipas masave të reja të emergjencës që do fillojnë nga 16 dhjetori deri me 10 janar, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-të domosdoshme në mbarë Gjermaninë duhet të mbyllen, po ashtu edhe baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.
Në përpjekje për të parandaluar turmat në ambiente të jashtme gjatë periudhës në fjalë, po ashtu është ndaluar edhe shitja e fishekzjarreve dhe pirja e alkoolit në publik. I vetmi lehtësim është se deri në 10 njerëz do të lejohen të mblidhen për festimet e Krishtlindjes brenda një shtëpie ndërsa aktualisht lehohen vetëm 5 njerëz nga dy familje të ndryshme.
Italia
Udhëheqësi italian tani ka shtuar kufizimet për periudhën e Krishtlindjeve, por disa epidemiologë thonë se masa ka qenë shumë e vonë.
Nga 7 deri më 15 janar, të gjithë qytetarë nga BE, Shengen dhe Britani mund të shmangin karantinën nëse kanë një test negativ. Pas kësaj date, qeveria do të vendosë se cilat masa do të miratojë.
Austria
Restorantet dhe hotelet do të jenë të mbyllura deri më 6 janar. Austria doli nga karantina në 7 dhjetor, por restorantet dhe hotelet do të vazhdojnë të mos funksionojnë deri në 6 janar të 2021. Përsa i përket udhëtimeve, lejohen të vijnë njerëz nga: Australia, Islanda, Monaco, Sllovakia, Belgjika, Italia, Zelanda e Re, Sllovenia, Bullgaria, Japonia, Holanda, Spanja, Danimarka, Kanadaja, Norvegjia, Gjermania, Kroacia, Polonia, Finlanda, Vatikani, Greqia, Qipro, Luksenburgu, Malta, Irlanda, Suedia, Zvicra, San Marino dhe Franca.
Belgjika
Belgjika nuk do të lejojë udhëtimet që s’janë të nevojshme. Që nga 18 dhjetori, të gjithë ata që vijnë nga një zonë e kuqe, do të qëndrojnë 10 ditë në karantinë, por nëse bëjnë testin dhe dalin negativë, karantina reduktohet në 7 ditë. Për Krishtlindje, do të lejohen miqtë për të festuar së bashku, por vetëm në oborrin/kopshtin e shtëpisë. Vetëm 1 person do të lejohet të futet brenda shtëpisë nëse do t’i duhet të përdorë tualetin.
Bullgaria
Do të lejojë hyrjen e njerëzve nga 46 shtete, përfshi dhe Shqipërinë. Maskat janë detyrim, ndërsa aktivitetet dhe shtëpizat në “Fshatin e Krishtlindjeve” kanë reduktuar orarin në kryeqytet.
Danimarka
Danimarka ka mbyllur baret dhe palestrat për të shmangur përhapjen e Covid-19 dhe në 11 dhjetor karantina u zgjerua në më shumë se 31 bashki të vendit. Thuhet se ky vendim do të zgjasë deri në 3 janar.
Irlanda
Masat kufizuese u zgjatën deri në 6 janar. Të gjithë ata që do të hyjnë në vend duhet të kenë me vete përgjigjen negative të tamponit.
Franca
Resortet e skive janë të mbyllura, por ndonëse vendi është në karantinë, dyqanet do të qëndrojnë hapur. Qytetarët nuk mund të qëndrojnë jashtë për më shumë se 3 orë, por kjo masë do të lirohet në 24 dhjetor për t’u kthyer sërish pas Krishtlindjeve. Restorantet, resortet, etj do të jenë të mbyllura deri në 20 janar.
Norvegjia
10 njerëz mund të takohen nga 24 dhjetori deri në 31 dhjetor. Karantina atje momentalisht është 10 ditë, por autoritetet sugjerojnë qëndrimin në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Qeveria lejon mbledhjen deri në 5 miq në shtëpi, por natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, numri shkon gjer në 10 të ftuar.
Suedia
Grumbullimi jo më shumë se 8 njerëz. Qeveria këshillon shmangien e kontakteve, mbajtjen e distancës dhe qëndrimin me njëri tjetrin për një kohë të shkurtër. Njerëzit duhet të shmangin dyqanet, trenat dhe autobusët.
Portugalia
Reuters njoftoi se Portugalia do të lejojë udhëtime të brendshme midis 23 dhe 26 dhjetor në mënyrë që njerëzit të mund të shohin të dashurit e tyre, por jo gjatë Vitit të Ri. Kryeministri Antonio Costa i nxiti njerëzit të mbanin maska. Ora policore do të ndryshojë nga ora 11 e pasdites në 2 të mëngjesit në 24 dhe 25 Dhjetor.
Do të lejohen qytetarët nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe Zona Shengen. Të gjithë do t’i nënshtrohen kontrolleve në aeroport dhe disa njerëzve mund t’u kërkohet të kenë një test Covid-19 dhe të izolohen derisa të marrin rezultatet.
Spanja
Spanja ndodhet ende në gjendje të jashtëzakonshme duke vendosur të gjithë vendin nën një shtetrrethim mbarëkombëtar nga ora 11:00 deri në 6 të mëngjesit. Midis 23 dhjetorit dhe 6 janarit , njerëzit nuk do të lejohen të lëvizin midis rajoneve, por mund të vizitojnë miqtë e ngushtë nëse mbledhjet janë të kufizuara maksimalisht në dhjetë persona.
Spanja zgjati mbylljen e kufijve të saj ndërkombëtarë deri në 2021, që do të thotë se lejohen të hyjnë vetëm qytetarët nga zona Shengen ose vendet jo-anëtare të miratuara nga BE.
Kushdo që mbërrin nga një zonë me rrezik të lartë deri në fund të vitit 2020 do të duhet të paraqesë rezultatet një testi Covid-19, pas mbërritjes. Nga 10 dhjetori, do të lejohen testet e tjera të Covid-19 përveç një testi PCR.
Holanda
Me 24 persona që pranohen në njësitë e kujdesit intensiv çdo ditë , Holanda ka zgjatur bllokimin gjatë periudhave festive, që do të thotë nuk do të lejohen më shumë se tre vizitorë në ditë në shtëpi, dhe restorantet, kafenetë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura. Të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia dhe të gjitha udhëtimet jo-thelbësore në vendet e tjera duhet të shmangen.
Qeveria u ka kërkuar qytetarëve të saj të gjejnë “mënyra krijuese ose inovative” për të festuar Krishtlindjet.
Qytetarët nuk do të kenë nevojë të karantinohen nëse kanë udhëtuar jashtë vendeve të listës të sigurt të BE-së , përkatësisht, Australia, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut, Tailanda, Uruguai dhe Kina.
Nga 15 dhjetori , të gjithë pasagjerët që vijnë nga këto vende duhet të tregojnë provën e një testi negativ Covid-19 (në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht) dhe të plotësojnë një deklaratë të nënshkruar të testit negativ.
Zvicra
Rajonet e Zvicrës janë përgjegjëse për zbatimin e bllokimeve lokale sipas rasteve dhe shumë prej tyre kanë zbatuar procedura të ndryshme, të tilla si kufizimi i mbledhjeve. Maskat në hapësirat e mbyllura publike janë të detyrueshme.
Kushdo që mbërrin nga një vend me rrezik të lartë duhet të karatinohet ose do të përballet me një gjobë dhe më e rëndësishme, kërkohet një test negativ PCR për udhëtarët. Kjo listë do të vihet në zbatim nga 14 dhjetori: Andorra, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Jordania, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe SHBA.
Do të lejohet udhëtimi midis qytetarëve të Zvicrës dhe fqinjëve të saj – Austrisë, Italisë, Gjermanisë dhe Francës. /abcnews.al