Festa kthehet në tragjedi, 28-vjeçari vdes pasi shpërtheu pajisja që do zbulonte gjininë e bebit

schedule22:58 - 23 Shkurt, 2021

schedule 22:58 - 23 Shkurt, 2021

Një 28 vjeçar ka ndërruar jetë pas shpërthimit të një pajisje që do të zbulonte gjininë e fëmijës që priste partnerja e tij. Christopher Pekny ndodhej në garazhin e shtëpisë së tij kur pajisja shpërtheu pak para mesditës. Nga shpërthimi mbeti i plagosur dhe vëllai i tij 27-vjeçar, Michael Pekny.

Ai u dërgua në spital për t’u mjekuar pas dëmtimeve të shuma të këmbë. Pajisja përbëhej nga një lloj tubi që do të përdorej për zbulimin e gjinisë së fëmijës më vonë atë ditë. Policia e New York-ut nuk dha detaje se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.  /abcnews.al