Festa kthehet në tragjedi, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur pas sulmit me armë në Çikago

schedule18:57 - 14 Mars, 2021

schedule 18:57 - 14 Mars, 2021

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në një festë në Çikago.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit (lokale). Një i dyshuar i paidentifikuar filloi të qëllojë pas një konflikti me njerëzit e tjerë në festë rreth orës 4:41 të mëngjesit, tha Departamenti i Policisë në Çikago. Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 13 të tjerët u plagosën gjithashtu.

Të plagosurit, të moshës nga 20 deri në 44 vjeç, u dërguan në spitalet aty pranë. Të paktën njëri prej tyre ishte në gjendje kritike. g.v/abcnews.al