Festa e studentëve përfundon me të shtëna, 10 të plagosur në Itali

schedule14:49 - 21 Korrik, 2021

schedule 14:49 - 21 Korrik, 2021

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Taranto të Italisë. Festa e 300 studentëve të një universiteti ka përfunduar me dhjetë të plagosur.

Sipas mediave fqinje, ngjarja ndodhi në klubin e Yachting-ut në San Vito, ku gjatë festës së studentëve dy grupe filluan të grindeshin me njëri-tjetrin. Një i ri më pas nxori armën dhe si pasojë e të shtënave plagosi katër vajza dhe gjashtë djem, përcjell abcnews.al.

Sherri fillimisht ka nisur mes dy djemve njëri nga Taranto dhe tjetri nga Grottaglie.  Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dyshohet se të rinjtë janë grindur për shkak të ndikimit nga alkooli që kishin konsumuar.

Sipas dëshmitarëve i riu nxori pistoletën dhe filloi të qëllonte. Të plagosurit janë të moshës 20 dhe 28. Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat për të transportuar të plagosurit.

Sakaq, policia njoftoi se ka ndaluar një person. Mund të kishte përfunduar në një masakër, por për fat të mirë asnjë nga dhjetë të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!