Krishtlindja është festa e përkryer për të shpërndarë dhurata, për të kaluar kohë me familjen dhe për të pushuar. Për disa të tjerë, është koha për disa dekorime marramendëse.
Këtë Krishtlindje, vizitorët e Kempinski Hotel Bahia, në afërsi të Marbella, Spanjë, do të qetësojnë sytë duke parë një pemë të zbukuar me diamante, gurë të çmuar dhe bizhuteri.
Pema, e zbukuruar me diamante të kuq, të bardhë, rozë dhe të zinj, e prejektuar nga dizajnerja Debbie Wingham, vlen 15 milionë dollarë ose 1,644,000,000 lekë.
Përpos diamanteve, në pemë ndodhen bizhuteri nga Bulgari, Cartier, Van Cleef & Arpels dhe Chanel. Deri tani, kjo mendohet se është pema e Krishtlindjes më e shtrenjtë në botë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një pemë në The Emirates Palace Hotel në Abu Dabi, e zbukuruar me byzylykë, varëse dhe orë, e cila kapte vlerën e 11 milionë dollarëve dhe u fut në librin e rekordeve Guinness.
Deri në 2016-n, rekordi mbahej nga një pemë e disa argjendarëve në Tokio me vlerë 1.8 milion dollarë./abcnews.al