Në fushën e Maliqit fermerë, banorë dhe familje të ardhura nga emigracioni janë bërë bashkë në një festë që i kushtohet prodhimit të grurit , por edhe lidhjes së njerëzve me vendlindjen.
festa ruan simbolikën me të cilën ka lindur: kremtimin e prodhimit dhe të punës së fermerit por me kalimin e viteve ajo ka marrë edhe një dimension tjetër pasi është bërë festa që bashkon prodhuesit e drithërave, promovon traditën dhe kulinarinë lokale.
Ditët e verës sjellin në vendlindje emigrantë dhe festa është një mundësi më tepër për t’u takuar.
Gratë e zonës kanë promovuar receta të trashëguara ndër breza, ndërsa vizitorët kanë mundësi të provojnë një pjesë të kulinarisë karakteristike të Maliqit.
Në një prej zonave që vazhdon të mbajë një peshë të rëndësishme në prodhimin bujqësor të vendit, Festa e Bukës së Re mbetet kështu një kremtim i të korrave, por edhe i njerëzve që çdo vit i rikthehen rrënjëve të tyre.


