Festa e Fitër Bajramit në rrethe, pjesëmarrje e lartë e besimtareve nëpër xhami

schedule16:29 - 24 Maj, 2020

schedule 16:29 - 24 Maj, 2020

Festa e Fitër Bajramit në rrethe, pjesëmarrje e lartë e besimtareve nëpër xhami

Fiter Bajrami është festuar në të gjithë vendin. Po këtë herë në kushte jo shumë normale për shkak të pandemisë.

Besimtarët e qytetit të Fierit mund t’i veçojmë sot pasi kanë respektuar të gjitha masat për prandalimin e Covid-19. Ata janë ulur në distancë me njeri tjetrin.

Në xhaminë e Parrucës në Shkodër kishte një pjesëmarrje më të lartë dhe masat e distancimit nuk mund të respektoheshin. Ceremonia u mbajt në ambiente e brendshme.

Në Korçë ceremonia e faljes dhe lutjes u mbajt në ambiente e jashtem të xhamisë. Për shkak se oborri është i vogël dhe pjesëmarrjes e lartë vështirë të ruhej distanca. Myftiu dha një urim

“Mbyllëm me sukses 30 ditët e muajit të madhërishëm të Ramazanit. Sot jemi në ditët e Fiëtr Bajramit, sapo kryem Namazin e Bajramit”, thotë ai.

Edhe në Durrës besimtarët, pasi agjeruan për një muaj sot festuan duke nisur me lutjen e mëngjesit.

Në Lezhë për gjithë shqipatarë ndau një urim dhe myftiu Muis Shehu.

“Ia arritëm që të festojmë të lirë për shkak të Pandemisë”, thotë ai.

Fiter Bajrami u festua dhe në Fushë Krujë, në të dyja xhamitë. Po kështu dhe në dy xhamitë e Vlorës dhe Kukësit. Pavarësisht përpjekjeve për tu ruajtur disatanca për shkak të pandemisë jo në të gjitha qytete kjo u arrit. Besimtarët ndanë dhe urime. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!