Festa, alkool dhe politikë, a duhet gjykuar një i famshëm nga e shkuara e tij?

schedule14:00 - 9 Shtator, 2022

schedule 14:00 - 9 Shtator, 2022

Diskutimi i sotëm në “ABC e Mengjesit” kishte të bënte me figurën e politikanëve. Marrë shkas dhe nga lajmet e bujshme të cilat shoqëruan Kryeministren e Finlandës Sanna Marin gjatë muajit gusht, ku ajo shfaqej në situata të ndryshme duke nisur me festat “e çmendura” me miqtë e saj në vilën qeveritare e deri tek testi I drogës, tema e diskutimit ishte “A e përcakton “cilësinë” e një politikanie shkuara e tij?”

Në studio me aktivisten dhe politikanen Lajla Pernaska, socialogun Gëzim Tushi si dhe aktivisten Zhakline Lekatari, secili prej tyre dha mendimin e tyre se si duhet të jetë  një politikan ideal dhe se e shkuara personale e gjithsecilit nuk mund të ndikojë në profesionin e tij.

Të pyetur se si do të ishte modeli politikanit ideal për të, Zhaklina u përgjigj se një politikan duhet të jetë burokrat, zyrtar që e merr detyrën dhe e kryen mirë për aq kohë sa është zgjedhur ta bëje. E ndërsa pyetjes se përse nuk futet në rrugën e politkës, ajo u shpreh se  politika shqiptare nuk është e “pastër” duke e krahasuar si një luftë me luanë e se ajo nuk mbrohet dot sepse është një “macok” i vogël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!