Ferrero pa dorashka: E di që do më vrasë Lotito, por është jeta në mes

schedule08:58 - 25 Mars, 2020

schedule 08:58 - 25 Mars, 2020

Massimo Ferrero, presidenti i Sampdoria, është i prerë për sezonin aktual në Serie A. Për të ai ka përfunduar, edhe pse ka nga ana që duan të mbyllet në fushë. Ekipi i tij është ndër më të prekur nga Coronavirusi dhe për Ferrero jeta e çdokujt është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

“Serie A e sezonit të ardhshëm duhet të jetë njësoj si këtë vit, për mua. Sezoni përfundon këtu. Titulli kampion? E di që Lotito do të më vrasë duke e thënë këtë, por është jeta në mes. Për mua ky sezon ka mbaruar tani, me këtë renditje. Ky është drejtimi që duhet të marrim.

Ne mund të krijojmë hipoteza, t’i japim vetes një muaj kohë për t’u përgatitur, nga 4 prill më 4 maj dhe pastaj të luajmë 12 ndeshje. Kështu arrijmë në gusht dhe çfarë ndodh me sezonin tjetër? Le të flasim pikërisht sezonin tjetër, jo për aktualin”, ka deklaruar Ferrero.  /abcnews.al