Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ferreira nuk e ka bërë testin”/ Burime në FSHV informojnë se volejbollistja ka refuzuar

schedule16:08 - 28 Tetor, 2025

schedule 16:08 - 28 Tetor, 2025

Sesi do të përfundojë nuk dihet, ndërsa deklarimet janë të ndryshme. Volejbollistja e Dinamos, Najara Ferreira mbetet e pezulluar, dhe burime nga Federata Shqiptare e Volejbollit pohojnë për televizionin se ajo ende nuk e ka bërë testin për testosteronin dhe kromozomet, apo siç quhet testin e gjinisë.

Nga ana tjetër, volejbollistja ka deklaruar në një medie se e ka bërë këtë test.

Këto burime në Federatë informuan për ABC News se deri tani janë caktuar dy data për të bërë testin në një spital privat në Tiranë, dhe se herën e parë Ferreira nuk u paraqit, ndërsa herën e dytë refuzoi ta bënte testin.

Dinamo i ka dalë në mbrojtje sportistes së vet, duke deklaruar se ajo ka luajtur 15 vjet nëpër botë, madje edhe në Europë, dhe se është e licencuar nga Federata Botërore.
Gjithsesi, këto burime nga Federata Shqiptare pohojnë se pezullimi ka ardhur pas kërkesës së dy klubeve të Superligës së volejbollit në vend, dhe pas refuzimit nga ana e Ferreirës për t’iu nënshtruar testit.

Pohohet edhe se ka pasur komunikim me Federatën Botërore të Volejbollit dhe se çdo veprim po kryhet sipas rregulloreve të saj. Nga ana tjetër, Federata jonë ka dalë me deklaratë zyrtare ku ka denoncuar ato që i quan intimidime nga drejtues dhe eksponentë të klubit blu, dhe se i ka referuar ato në Komisionin e Disiplinës.

Burime pranë klubit të volejbollit të Dinamos pohojnë se janë njoftuar sportistja dhe menaxheri i saj, dhe se një test do të kryhet sapo ata të pranojnë për ta bërë diçka të tillë.
Besohet se nëse do të dështojë edhe tentativa e tretë, Ferreira rrezikon përjashtimin nga kampionati dhe klubit mund t’i hiqen pikët në renditje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!