Dominim totali i Ferrarit në kualifikueset e Miamit. Në garën e nesërme dy pilotët e skuderisë italiane do të nisen nga vija e parë.
“Pole position” për kandidatin kryesor për të fituar këtë kampionat botëror, Charles Leclerc, i cili regjistroi kohën më të shpejtë në pistën e Miami.
Carlos Sainz regjistroi kohën e dytë më të mirë, duke lënë pas kampionin e botës në fuqi, Max Vertappen. Holandezi arriti të rikuperonte shumë pas provave të lira jo të mira ditën e premte.
Pas Verstappen do të niset shoku i tij i skuadrës te Red Bull, Sergio Perez. Vazhdon të konfirmojë formën e mirë me Alfa Romeo Valtteri Botta, i cili do të niset nga vendi i pestë, përpara Lewis Hamilton me Mercedes dhe Pierre Gasly me Alpha Tauri.
Lando Norris me McLaren do të startojë nga vendi i tetë, ndërs “top 10” mbyllet nga Yuki Tsunoda dhe Lance Stroll.
? QUALIFYING CLASSIFICATION ?
A @ScuderiaFerrari 1-2 for qualifying! ?#MiamiGP #F1 pic.twitter.com/XHfE3J57Bg
— Formula 1 (@F1) May 7, 2022

