Anësori i Barcelonës, Ferran Torres, mund të kalojë në Premier League. Kështu bëjnë të ditur gazetarët e Mundo Deportivo.
Sipas një burimi, Aston Villa është e interesuar për shërbimet e lojtarit. Luanët janë gati të huazojnë Ferranin për të gjithë sezonin e ardhshëm me një opsion blerjeje për 25 milionë euro. Në të njëjtën kohë, vetë Torres nuk dëshiron të kalojë në Angli. Ai pret të vazhdojë karrierën te Barcelona.
Ferran bëri 33 paraqitje sezonin e kaluar në La Liga, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë dy asistime. /G.D abcnews.al/